Kujdesi për Këmbët tek Diabetikët

635
Sigal

Këmbët janë një nga pjesët e trupit që rrezikohen mjaft nga diabeti. Ato janë më të ekspozuarat nga infeksionet, për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut në ekstremitete.

 Çdo burim infeksioni tenton të rritë nivelin e sheqerit në gjak. Higjiena e përditshme dhe strikte është një nga mënyrat e kontrollit të diabetit për shkak se ajo parandalon infeksionet, të cilat janë shkaktare të ngritjes së sheqerit në gjak. Higjiena personale lidhet me kujdesin oral, lëkurën, këmbët dhe sytë. Këmbët janë një nga pjesët e trupit që rrezikohen mjaft nga diabeti. Ato janë më të ekspozuarat nga infeksionet e ndryshme, për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut në ekstremitete, si pasojë e nivelit të lartë të glukozës në gjak. Qarkullimi i dobët i gjakut sjell gjithashtu edhe dëmtimin e nervave. Rreziku është akoma më i madh nëse janë dëmtuar fundet nervore të këmbëve, duke reduktuar ndjeshmërinë e tyre. Në këto raste, këmbët vazhdimisht mund të dëmtohen nga ecja zbathur apo nga këpucët e këqija, por personi nuk ndien gjë.

Vizitat Mjekësore.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf