Aku në fillim tentoi të varros skandalin e gripit të shpendëve, pastaj pulat!

Prej ditësh, pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve kanë qëndruar në qiell të hapur dhe Ministria ende nuk ka gjetur një vend ku ti groposë. Organet anti-krimit ekonomik e ushqimor, madje dhe SPAK, duhet të hetojnë pistën e përdorimit dhe shitjes së këtyre pulave për sallam e mish në treg. Ja si u fsheh e vërteta ndaj qytetarëve për ngordhjen e gati 1 mln. pulave kompanitë dhe fatin e mishit,një pjesë e të cilit u hodh në treg

Ministria e Bujqësisë në fillim tentoi të varros skandalin e gripit të shpendëve , pastaj pulat!

Sigal

Ditë pas dite . Ja si gati 1 mln pula nuk ngordhën në një ditë, hetimi që zbaridhi si u fshehën ngordhjet, shifrat, kompanitë dhe e vërteta nga qytetari

 Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar se kush ka thyer karantinën, por për njerëzit do mbajë njeri përgjegjësi?

A po tërhiqen vezët dhe nënproduktet e pulët nga të gjitha pikat ku janë shpërndarë?

Mban përgjegjësi ndokush për efektet që mund të japë tek organizmi i njeriut?

Pse u vonua Ministria e Bujqësisë me verifikimin e virusit?

Pse nuk reaguan në kohë institucionet kur virusi tashmë qarkullon prej kohësh në Evropë?

A janë çuar për sallam e mish në treg?

Gati 1 milionë pula kanë ngordhur prej gripit të shpendëve. Prej ditësh, një numër i madh i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve kanë qëndruar në qiell të hapur, duke u shndërruar në një rrezik serioz për njerëzit. Ministria e Bujqësisë ende nuk ka gjetur një vend ku t’i groposë.

 Lajmi i ngordhjes së qindra mijëra pulave u bë publik në datë 16 mars ku u fol për ngordhje masive shpendësh në tre ferma, shifra ishte 500 mijë. Lajmi u pasua nga një heshtje disa orëshe e ministrisë së bujqësisë, e cila vetëm në orët e pasdites doli me versionin se pulat kishin laringit dhe mohoi kategorikisht të bëhej fjalë për grip shpendësh sic flitej nëpër korridoret e institucioneve të linjës në Durrës.Në dyert e fermave ndërkohë çdo gjë u bë hermetike. Agjensia kombëtare veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve .Rrjedhja e informacioneve që nisi nga Durrësi u ndal në mënyrë të beftë.Vetëm një ditë më vonë, në datën 17 mars, Ministria nxori drejtoreshën Tana Kika për t’i qëndruar po versionit të laringitit një sëmundje që prek pulat por jo njeriun.“Aktualisht janë rreth 200 mijë krerë shpendë të ngordhur në laboratorin e referencës nuk është identifikuar gripi i shpendëve. Është identifikuar një sëmundje virusale që është tërësisht e shpendëve dhe është sëmundje e vaksinueshme bëhet fjalë për laringotrakeitin infektiv i shkaktuar nga herpes virusin”, Tana Kika, Drejtore pranë AKVMB.Sot kjo zyrtare, Tana Kika ka marrë lajmërimin për pezullim nga detyra për shkak se situata sipas ministrisë i ka dalë nga duart. Lajmi se kishte grip pulash apo në termin shkencor influencë aviare  jo vetëm u mohua për 4 ditë  por edhe me deklarata që siguronin konsumatorin që nën presionin edhe të rritjes së çmimit në tregje kishte nxituar tashmë të blinte më shumë vezë nga ç’mund të konsumonte në një kohë normale.Por përgjegjësia sot shkon përtej një zyrtareje. Lajmi u fsheh, shifrat dhe emrat e firmave po ashtu. Njerëzve sot ende nuk u thuhen emrat e firmave të vezëve dhe ata vazhdojnë të blejnë nëpër dyqane vezë dhe pulë nga kompanitë.

 Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës

Gripi i shpendëve ka bërë që një pirg i madh me pula të ngordhura të qëndrojë përpara një pularie në afërsi të qendrës së Durrësit.Pulat akoma nuk janë groposur, pasi ky proces ka mbetur peng i delegimit të përgjegjësive që po bën Bashkia e Durrësit me Ministrinë e Bujqësisë.Ministria shprehet se përgjegjësia për rastin bie mbi bashkinë. Por, nga bashkia kanë thënë se nuk kanë një terren të duhur, që të mund të bëjnë groposjen e shpendëve.Sipas bashkisë, që të bëhet groposja e shpendëve, nevojitet një vend larg qytetit të Durrësit, pasi nëse nuk ndodh kështu, rrezikohet shëndeti i njerëzve, sepse virusi mund të përhapet.Kur mes institucioneve ka ping pong për delegim të përgjegjësive, pirgu me pula të ngordhura vijon të jetë prezent. Deri tani situata për groposjen e shpendëve është në ngërç.

Ndërsa sipas Prof. Kristaq Bërxholi, për të izoluar përhapjen e gripit të shpendëve “Influence Aviare” dhe virusin “HSN8”, duhen eliminuar jo vetëm pulat e çdo lloj shpendi tjetër në fermat e infektuara, por dhe shpendët jashtë fermave që ndodhen në diametër 5 kilometër nga këto ferma.

Prokuroria nis hetimet

Ngordhja masive e shpendëve ka krijuar një situatë shqetësuese në Durrës. Prej ditësh në ambientet e jashtme ndodhet një grumbull pulash të ngordhura.Përfaqësues të dy subjekteve thonë se kanë pësuar dëm të madh financiar me ngordhjen e rreth 1 milionë pulave. Sipas tyre, situata është kritike edhe për shkak të një përhapje të mundshme të ndonjë sëmundje te njerëzit, duke qenë se nga Ministria e Bujqësisë nuk është marrë asnjë masë për asgjësimin e pulave të ngordhura.Apeli i tyre i drejtohet institucioneve që të gjendet një vend i përshtatshëm për eliminimin e pulave të ngordhura, por edhe të shfarosen shpendët e gjallë në kapanone, të prekura nga sëmundje. Ditët e fundit, në disa pulari në Durrës, por edhe qytete të tjera ka pasur ngordhje masive të pulave. Nga ana tjetër, edhe prokuroria  ka nisur hetimet.

 SPAK TË HETOJË

Organet anti-krimit ekonomik e ushqimor, madje dhe SPAK, duhet të hetojnë pistën e përdorimit dhe shitjes së këtyre pulave për sallam e mish në treg, mbasi që Neni 80 i Ligjit Nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar”, detyron groposjen e tyre.

Kjo bëhet menjëherë pas ngordhjes dhe ekzaminimit të shkakut, 10-15 kilometër larg qendrës së banimit, në prezencë të një komisioni katër-palësh e me filmim e arkivim të krejt procesit.A është zbatuar ky detyrim ligjor? A ka Ministria e Bujqësisë krematorium për kafshë e shpendë të infektuara? A ka përcaktuar pushteti lokal vendin e groposjes së 430 ton pula të ngordhura? Përse Autoriteti i Kontrollit Ushqimor u përjashtua nga mbikëqyrja?Këtë ta zbulojë drejtësia, nëse pulat e ngordhura janë bërë sallam e kremviçe .

S’akordohen dot me shifrat?

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika duket se nuk është në një mendje me Ministrinë e Bujqësisë lidhur me numrin e pulave të ngordhura në vendin tonë. Ministria tha disa ditë më parë se kanë ngordhur 200 mijë shpendë, ndërsa Kika ngul këmbë për 163 mijë “73 mijë shpendë kanë ngordhur nga laringotrakeiti infektiv, ndërsa 60 mijë krerë shpendë nga influenca aviare… Dy ferma kanë qenë positive për laringotrakeiti, patën zerim të popullatës, ferma e dytë, pati shifrat që përmendëm ne….,”-tha ajo.

 Tana Kika: Ka javë që qarkullon,nuk reshtëm në marrjen e mostrave

Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare për Veterinarinë dhe Mbrojtjen e Bimëve, Tana Kika deklaroi se gripi i shpendëve ka javë që qarkullon në vendin tonë. Në konferencën për mediat, Kika shtoi se nuk janë reshtur së marri mostrat deri në momentin që kapën virusin e parë më 19 mars.Kemi qenë të mirëinformuar me influencën aviare në vitin 2021 tek shpendët e oborreve. Menjëherë filloi hetimi epidemiologjik. Për një subjekt tjetër erdhën njoftimet e para më 12 mars, shpërbimet nuk reshtën marrjen e mostrave derisa më 19 mars arritëm të marrim virusin e gripit të shpendëve. Ne kaluam gripin e shpendëve, ku rast që është izoluar është pak specifik sepse qarkullon tek shpendët e oborrit, tek ata që kanë kontakt me shpendët e gjallë, duhet domosdoshmërisht kontakti i shpendëve. Konsumoni lirshëm ushqimin duke i zjerë dhe mos jeni të frikësuar nga infeksionet që vijnë nga këto produkte.’- tha Kika.

 Silva Bino: Nuk kemi asnjë rast tek njerëzit

Gripi i pulave është vdekjeprurës nëse ai shpërndahet tek njerëzit. Nëse kjo ndodh, ndryshe nga Kina, dikush do të mbajë përgjegjësi jo thjesht morale, ndaj Vuhanit shqiptar.

Pas konfirmimit të gripit të shpendëve në Shqipëri, Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se deri tani nuk ka asnjë rast te njerëzit. Ajo tha se punonjësit e stabilimenteve që janë testuar deri tani nuk kanë shfaqur probleme, siç ka raste në Rusi, ku Bino tregon se virusi H5N8 është konstatuar në forma të lehta tek punonjësit e stabilimenteve atje.

“Ndërkohë ne po marrim masa, si përforcim i mbikëqyrjes se njerëzve që punojnë në stabilimente të pulave dhe testim i menjëhershëm për grip dhe grip shpendësh. Seroprevalencë për të parë ndonjë infeksion të kaluar dhe përforcim i masave higjienike dhe testuese në ferma”, shtoi më tej Bino.

Ministria e Bujqësisë: Vezët janë ndaluar, mishi konsumohet

Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se vezët janë ndaluar në vend për të siguruar konsumatorët. Ministria e Bujqësisë ka thirrur në takim ministritë e linjës për të informuar dhe koordinuar planin e masave. Ata këshillojnë që produktet të gatuhen në 70 gradë.‘Nga data 7-17 rezultatet kanë rezultuar negative për gripin e shpendëve, por pozitive për laringoitit. Më pas, janë marrë 18 mosta, më 18 është konfirmuar gripi i shpendëve. Janë marrë të gjithë masat për tipologjinë e kësaj sëmundjeje. Ngritja e qendrës së emergjencës dhe një urdhër i menjëhershëm për përhapjen e influencës aviare. Autoriteti i ushqimit dhe mbrojtjes së bimëve. Paralelisht me këto masa, ekipet e ministrisë kanë karantinuar zonës pozitive në rrezen prej 3 kilometrash, janë vënë nën monitorim fermat që i përkasin kësaj zone. Krahasimisht me këtë kemi marrë masa, Ministria e Bujqësisë ka thirrur në takim ministritë e linjës për të informuar dhe koordinuar planin e masave. Veza është e izoluar, por duam që të sigurojmë publikun, influnca aviare,nuk shkaktojnë probleme në shëndetin e njerëzve. Produktet duhet që të gatuhen në 70 gradë.’