Spartak Ngjela/ Pse kemi ardhur deri në këtë gjendje?

451
Sigal

Ku Presidenti i Republikës kërkon të bëjë vendin rrëmujë institucionale me emërimet që nuk i ka të tijat, por të atyre që e urdhërojnë. Një Kryeministër, i cili nuk ka fare zyrë, dhe gjendet vijimisht “në terren”, sikur flet me popullin; sepse nuk qëndron dot në zyrë, ngaqë nuk ka kapacitet të lexojë shkresat. Një opozitë që nuk di fare se çfarë kërkon, sepse drejtohet nga Sali Berisha, i cili ngulmon të shpëtojë veten nga abuzimet që ka kryer si kryeministër i vendit, dhe kërcënon çdo ditë me destabilizim dhe tritol, më se shumti fiktiv, sa për të krijuar tension. Sigurisht se kanë frikë nga ndëshkimi. Si mund të mendohet që vetë korrupsioni dhe krimi të mund të bëjë reformën në drejtësi? As fëmijët nuk e besojnë këtë; e jo më institucionet perëndimore; të cilat e kanë bllokuar tërësisht ndihmën financiare për Shqipërinë, sepse me të drejtë nuk dinë se në xhepat e kujt do të shkojnë paratë e tyre. Por shqiptarët vuajnë vjedhjen e pushtetarëve të tyre dyfish: edhe si zbrazje të të ardhurave të shtetit, edhe si mungëse ndihme nga Perëndimi. E gjithë kjo gjendje flet për një përçartje të madhe, së cilës nuk mund t’i dihet fare e ardhmja; sepse, në të njejtën kohë, shoqëria po zhytet në një varfëri të paimagjinuar. Leku mezi po mbahet, sepse nuk ka prurje valute nga jashtë, dhe prodhimi nuk mund të krijojë eksportin e mallrave, që i duhet stabilitetit të monedhes; prandaj, shumë shpejt, leku mund të kërcejë me hop. Si do të jetë e adhmja e afërt e shqiptarëve, përballë gjithë kësaj inkompetence dhe gjithë këtij abuzimi të madh?  Shumë e rëndë pritet të jetë; prandaj njërëzit duhet të lëvizin. Ex nihilo nihil fit (nga hiçi asgjë s’mund të marrësh); kanë thënë latinët. Por fati kurrë nuk duhet lënë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm, që nuk dinë të dallojnë të ardhmen e vendit të tyrë, si substancë të qeverisjes, nga pasurimi abuziv personal, si substancë e një qeverisjeje të degraduar, që humbet brenda vjedhjes së saj.