Përfshihet nga flakët gjatë natës apartamenti në Fier

191
Sigal

Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Katriot’ në Fier.

Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje ku edhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë u konstatua se zjarri kishte rënë në dhomën e gjumit të banesës në pronësi të shtetasit Osman Osmani por që aktualisht banonte me qira një familje tjetër.

Fatmirësisht nuk u raportuan dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.