Përfaqësuesit e diasporës nga SHBA: Vetëm Berisha ringre PD-në

204
Sigal

Disa të pranishëm nga diaspora shqiptare në Kuvendin e Rithemelimit.

Ata kanë ardhur nga SHBA për të ndjekur nga afër Kuvendin Kombëtar të PD.

Sadri Kërtoçi, një nga organizatorët e Foltores në SHBA, tha se nuk është e vërtetë që Sali Berisha nuk ka përkrahjen e amerikanëve.

Sipas tij, SHBA përkrah atë që ka shumicën.

Ndërkohë, sipas atyre që kanë udhëtuar nga SHBA drejt Tiranës, vetëm Sali Berisha mund të ringrejë PD-në. Sipas tyre, Basha është i vetëshkarkuar.