Perëndimi i “Diellës” / “e-Albania”, si në “gjendje lufte”, sistemi nuk punon prej javësh, qytetarët dhe bizneset peng i kaosit të AKSHI-t

“Funerali dixhital”

“e-Albania”, si në “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej javësh, qytetarët dhe bizneset peng i kaosit të AKSHI-t

NOA

“e-Albania kthehet në makth”, mëngjesi i qytetarëve fillon me përpjekje për t’u lidhur me sistemet për nevoja  për raporte mjekësore, regjistrime të bizneseve të reja dhe faturat.Shënohet dita e 18-të e bllokimit të sistemit të fiskalizimit SelfCare, i cili siç raportojnë ekonomistët dhe bizneset dhe qytetarët që nga data 20 janar nuk arrin të funksionojë siç duhet.Edhe pas njoftimeve të AKSH-it dhe Tatimeve për funksionim të sistemit, bizneset dhe ekonomistët ngritën sërish shqetësimin për mosfunksionimin të rregullt të tij.

Ekonomistët dhe bizneset raportojnë se nga SelfCare, platforma e fiskalizimit që funksionin nëpërmjet portalit e-Albania, nuk kryhen operacione hyrje-dalje, teksa aktualisht fiskalizimi bëhet, por faturat nuk printohen dhe po menaxhohen manualisht prej zyrave të financave.“Që nga data 20 janar sistemi është i bllokuar dhe nuk funksionon fare. Nuk kryhen dot veprime hyrje-dalje (as jep as merr). Fiskalizimi kryhet, por nuk është e mundur printimi nga portali; faturat po printohen manualisht nga financa. Problemi vazhdon edhe sot, pa asnjë përmirësim”, pohon Suela ekonomistë pranë një kompani biznesi.Të vetpunësuarit e vetëm janë ata që po pengohen më shumë në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i sistemit SelfCare. Ky i fundit është portali i fiskalizimit i vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore që mundëson procesin e fiskalizimit të faturave të shitjes, deklaratave doganore, ngarkimin e certifikatës së fiskalizimit dhe ndryshimet në të, etj.Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon sistemin e e-Albania hesht para skandalit.

500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon, kush mban përgjegjësi për kostot

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.