Kryeministri Rama inauguron pikën e re doganore të Vermoshit

242
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inauguruar pikën doganore të Vermoshit që lidh vendin tonë me Malin e Zi. Në këtë ceremoni Rama tha se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi. Gjithashtu Rama ka ftuar Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani i Hapur’’.

‘’Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani kjo është pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zi të përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur’’- tha Rama.