Të huajt nuk mjaftojnë për të kompensuar largimet masive nga Shqipëria

201
People moved between tents which form an illegal camp of more than two hundred migrants, men, women and children, most from Albania, which is under the A6 motorway in Lyon October 12, 2013. REUTERS/Robert Pratta (FRANCE - Tags: POLITICS SOCIETY IMMIGRATION) - RTX148PS
Sigal

Largimet masive si pasojë e azilit nga mijëra shqiptarë, ka bërë që popullsia e Shqipërisë të jetë në rënie të vazhdueshme vit pas viti, kjo për shkak të tendencës së fortë për të emigruar jashtë. As rikthimet e të larguarve e as afrimi i azilkërkuesve apo i të huajve që kërkojnë të punojnë në Shqipëri nuk kanë mundur të kompensojnë këtë rënie të fortë.

Referuar të dhënave të INSTAT, janë 40 mijë emigrantë të rinj çdo vit, veçanërisht të rinj. Një fenomen që nuk u ndal as përgjatë vitit të pandemisë, kur u larguan 23,854 shqiptarë. Numri i të rikthyerve ndërkohë është vetëm sa gjysma e atyre që largohen.

Referuar daljeve të ndryshme në publik të kryeministrit, ai shpesh ka deklaruar se shumë kompani kanë zgjedhur të punësojnë të huaj për të kompensuar humbjet në fuqinë punëtore.

Të dhënat e fundit të disponueshme, tregojnë se në vendin tonë jetojnë vetëm 13,500 të huaj me leje qëndrimi dhe 11,890 të huaj të parregullt. Numër i pamjaftueshëm për të kompensuar qoftë edhe një vit emigracion.