Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Lunxhëri të Gjirokastrës

204
Sigal

Vatrat e shuara të zjarrit në zonën e Lunxhërisë janë riaktivizuar sërish ditën e sotme.

Aktualisht po ridimensionohet aksioni për të shuar flakët përgjatë kësaj zone.

Kujtojmë se një ditë më parë u shkrumbuan 40 ha kullotë dhe shumë drurë frutorë kryesisht vreshtari ku policia zbuloi edhe raste të zjarrëvënies së qëllimshme.

Temperaturat e larta të ajrit duket se kanë ndikuar sërish në përhapjen e flakëve dhe rindezjen e vatrave të shuara.

Zjarri po avancon në pjesën e sipërme të fshatit Krinë dhe Kakoz.