Fillojnë reshjet e para të borës në Korçë, ulen temperaturat

119
Sigal

Reshjet e para të borës janë regjistruar ditën e sotme në qarkun juglindor të Korçës.

Pamjet e mësipërme janë marrë nga zona malore e Malit të Thatë.

Aktualisht nuk paraqiten problematika pasi reshjet e borës kanë qenë në formë jo të dendur.

Edhe në fshatin turistik të Dardhës mbrëmjen e djeshme janë regjistruar reshjet e para të borës. Temperaturat ditën e sotme shënojnë 4 gradë minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të arrijnë nën zero.