Pensionet, ligji u ndryshua 89 herë në 25 vjet

808
Përparim HALILI

Edhe në korrik 2017, invalidët po trajtohen akoma me ligjin e shtatorit… 1966! 
Qytetarët denoncojnë tek kryeministri, rrumpallën dhe talljen ligjore që u bëhet nga ISSH
– Pas 25 vitesh ndryshim të sistemit politiko-ekonomik, “Rilindja” po vazhdon të zbatojë ligjet e 51 viteve më parë ose të kohës kur kryeministri Rama ishte… 2 vjeç! 

Vazhdon të mbahet në fuqi prej Shtetit Shqiptar e të zbatohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), një ligj i para 51 viteve për trajtimin e invalidëve, lidhur me shtesën e kompensimit financiar, që ISSH detyrohet t’i jap137 kësaj kategorie sociale, mbi masën e pensionit mujor, të caktuar nga KEMP! Flitet për një ligj të miratuar në shtator 1966, që zbatohet edhe sot në muajin korrik 2017! 
Rrumpalla e pensioneve, ligji është ndryshuar 89 herë në… 25 vite!
Mesazhi që invalidi Asllan Beba, i ka dërguar kryeministrit Rama në komunikimin që kreu i “Rilindjes” ka hapur me qytetarët pas 25 qershorit, provon këtë realitet absurd, si një model turpi e skandali zyrtar ligjor. Shteti vazhdon të tallet prej 25 vjetësh me invalidët, duke u dhënë kompensime mujore lëmoshë, mbasi ashtu e përcakton këtë përqindje kompensimi… Ligji Nr. 4171, datë 13. 09. 1966! Tri vite më parë (qershor 2014), gazeta “Telegraf” e ka trajtuar këtë skandal dhe atëherë, ISSH reagoi duke deklaruar se ishte gati shfuqizimi i këtij ligji në shtator 2014, por sot jemi në muajin korrik 2017 dhe ligji është ende në fuqi e zbatohet sipas neneve të shtatorit 1966! Çfarë ndodh? Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vazhdon zbaton ligjin e para 51 viteve për masën e shpërblimit të pagesës mujore, që i jepet një invalidi shqiptar sot në korrik 2017, për kompensimet financiare të pensionit të invaliditetit! Invalidët shqiptarë, që janë të pa mundur për punë dhe që trajtohen me KEMP, sipas ligjit, përveç pensionit mjekësor mujor të akorduar nga KEMP, duhet të përfitojnë edhe kompensim financiar mujor. Ky kompensim është futur qëllimisht në një labirint të pafund e të ngatërruar ligjesh, bllokuese e tallëse që pengojnë e kundërshtojnë edhe njeri-tjetrin, por që vazhdojnë të amendohen, shfuqizohen, ndryshohen e rikthehen përsëri për zbatim në çdo 3 e 6 muaj, në çdo 1 e 2 vjet, por me bazë vetëm Ligjin Nr. 4171, datë 13. 09. 1966, i cili çuditërisht nuk shfuqizohet edhe sot pas 51 vitesh! Këto ligje, vendime, udhëzime e rregullore të bëra me shumicë, prej 25 vitesh nuk po e ndryshojnë aspak masën financiare të pagesës së invalidëve, madje as e indeksojnë, duke e lënë lëmoshë tallëse për këtë kategori sociale. 
Rrumpalla e pensioneve, ligji është ndryshuar 89 herë në… 25 vite!
Vetëm në Shqipëri vazhdon të ndodh, rrumpalla ligjore që po publikojmë më poshtë: Pagesa e invalidëve në Shqipëri, bëhet sipas Ligjit Nr. 7889, datë 14. 12. 1994, të ndryshuar me Ligjin Nr. 8052, datë 21. 12. 1995, të ndryshuar me Ligjin Nr. 9143 datë 16. 10. 2003 “Për Statusin e Invalidit të Punës”, në mbështetje të Nenit 16, të ligjit Nr. 7491, datë 29. 04. 1991 “Për dispozitat kryesore Kushtetuese”. Në nenin nr. 7 të këtij ligji të ndryshuar, thuhet se invalidët në Shqipëri, do të trajtohen sipas… Ligjit Nr. 4171, datë 13. 09. 1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas Ligjit Nr. 4976, datë 29. 06. 1972 “Për pensionin e ish–anëtarëve të kooperativave bujqësore”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 7703, datë 11. 05. 1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin 8437 datë 15. 02. 1995, të ndryshuar me Ligjin nr. 8590, datë 23. 11.1996, të ndryshuar me Ligjin nr. 5687, datë 11. 11. 1998, të ndryshuar me Ligjin nr. 8732, datë 23. 02. 199, të ndryshuar me Ligjin nr. 9872, datë 17. 06. 2000 e në vazhdim të ndryshuar 89 herë në 25 vite. Ajo që nuk ka ndryshuar është masa e pensionit dhe masa e pagesës së kompensimeve shtesë mujore për invalidët. Dhe absurdi shkon më tej, kur mëson që Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) i trajton kompensimet mujore shtesë mbi pensionet e invalidëve, duke vazhduar të zbatoj ligjin e ish-kooperativave bujqësore, të para 45 viteve. Invalidët përfitojnë shtesën e kompensimit mujor, sipas Ligjit Nr. 9143, datë 16. 10. 2003 “Për Statusin e Invalidit të Punës”, por duke vetëm duke iu përmbajtur Ligjit Nr. 4171, datë 13. 09. 1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, i ndryshuar sipas Ligjit Nr. 4976, datë 29. 06. 1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”! A mund të quhet “Rilindje” pensionesh dhe legjislacioni, fakti që edhe pas 25 vitesh ndryshim sistemi politiko-ekonomik, në Shqipëri po zbatohen ligjet e para 51 vitesh, më saktë, të kohës kur kryeministri Rama ishte… 2 vjeç! 

Ja kompensimet mujore, që u jepen invalidëve
Sipas Ligjit Nr. 4976, datë 29. 06. 1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) (shteti) i jep çdo invalidi shqiptar, një pagesë shtesë 2095 lekë të vjetra në muaj, mbi pagesën e pensionit që i jep KEMP! Në çfarë vlere është ky kompensim mujor?
1. Pagesë: 1456 lekë të vjetra në muaj, jepen si shtesë nga KEMP
2. Pagesë: 350 lekë të vjetra në muaj, kompensim për energji elektrike
3. Pagesë 150 lekë të vjetra në muaj, kompensim për bukë
4. Pagesë: 24 lekë të vjetra në muaj, kompensim për detergjent
5. Pagesë 23 lekë të vjetra në muaj, kompensim për transport 
6. Pagesë: 92 lekë të vjetra në muaj, kompensim për shërbim mjekësor
7. Pagesa totale mujore e kompensimit: 2095 lekë të vjetra në muaj
Sigal