Ja në cilat shtete përfitojnë azil shqiptarët

662
Prej disa muajsh Ballkani është përfshirë nga vala e madhe e azilkërkuesve, kryesisht drejt Gjermanisë. Të shtyrë nga problemet ekonomike por edhe nga lajmet e rreme që kanë qarkulluar mbi mundësitë e punësimit në këto vende.Por realiteti ka qënë zhgënjyes për shumë prej tyre. Pranimi i kërkesave për azil ka qënë thuajse zero
Për të krijuar një pasqyrë të afërt me realitetin, televizioni gjerman MDR ka bërë një listë që tregon përqindjen e pranimit të azilit të shtetasve të shteteve ballkanike veç e veç në disa nga vendet e BE-së dhe në Zvicër. Në Zvicër, sipas deputetit gjerman nga AFD, Stephan Möller, i cili u është referuar burimeve zvicerane, azili u është njohur 1.6% të shtetasve të Kosovës. Asnjë shtetas i Shqipërisë nuk e ka fituar azilin në këtë vend, ndërkohë përqindja e shtetasve serbë është paksa më e lartë, 2.4%
Sigal