Pasuria përrallore e ambasadores shqiptare në SHBA

654
Pasuria e ambasadores shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber shpesh herë ka krijuar debat në mediat shqiptare pasi ajo kap shifrat disa milionëshe. Por jo vetëm kaq, ambasadorja është e pasur edhe me pyje, toka dhe kullota. Dhe me të vërtetë, ambasadorja zotëron 4 pyje, një kullotë, 10 llogari bankare, 2 apartamente si dhe një veturë. Portali “Voice of Albanians” në Zvicër shkruan: “Floreta Luli Faber është mbajtëse e më shumë se 10 llogarive bankare ku janë afro 250 milionë lekë”. Nuk dihet nese me rrogën e saj, justifikohen të gjitha këto pasuri. Më poshtë është lista e pasurive të ambsadores shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po kush është ambasadorja shqiptare në SHBA? Floreta Faber ka lindur në Shkodër më 19 mars 1968. Ajo është e diplomuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, në 1990. Nga 1993 deri në 1995 ajo ka studjuar në programin dy vjeçar Master Shkencor për Marketing dhe Strategji Ndërkombëtare në Shkollën Norvegjeze të Menaxhimit, në Oslo të Norvegjisë. Floreta Faber ka punuar si Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri që në hapjen e saj në vitin 2000. Që nga viti 1995 deri në vitin 2000, zj. Faber ka punuar me Deloitte & Touche, në Tiranë, Shqipëri, duke përfshirë edhe një periudhë pune për Deloitte & Touche në Republikën Çeke. Ajo ka punuar për hapjen e zyrës së Deloitte & Touche në Tiranë dhe ka lëvizur ne disa nivele brenda një kompanie gjithnjë e më në rritje, duke ndjekur në mënyrë të veçantë zhvillimin e biznesit dhe duke marrë pjesë apo duke menaxhuar një numër projektesh. Nga viti 1990 deri në vitin 1993, zj. Faber ka filluar eksperiencën e saj të punës në Shkodër, në Shqipëri, me tre eksperienca në tre organizata të ndryshme, në Dhomën e Tregtisë Shkodër, në Agjensinë Rajonale të Biznesit si edhe në një kompani shtetërore import-eksporti, që i dhanë asaj një bazë të qëndrueshme pune me qeverinë dhe me ambjentin në lindje të biznesit shqiptar.
Sigal

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 22.12.2015