Dyshohet se dhunoi bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari në Fier

186
Sigal

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten 30-vjeçaren R.M.,

Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Policia e ka arrestuar 35-vjeçarin R.M., ndërsa ndodhej në banesë e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje.