Pasdite do të ketë reshje dëbore në zonat malore dhe kodrinore

296
Sigal

Moti sot për vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke nisur nga orët e pasdites në relievet malore në lindje të territorit do të ketë reshje të dendura dëbore.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600 metër. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/10 re shi diell

Kukës -1/6 re shi borë

Lezhë 4/11 re shi diell

Dibër -2/4 re shi borë

Durrës 7/13 re shi diell

Tiranë 6/13 re shi diell

Elbasan 4/12 re shi diell

Berat 4/11 re shi diell

Vlorë 5/10 re shi diell

Korçë 1/7 re shi borë

Gjirokastër 4/9 re shi diell

Sarandë 5/11 re shi diell.