Një punonjës policie i Burgut të Peqinit është arrestuar pasi është kapur me drogë.
Erald Kasmit i është gjetur lënda narkotike, ndërsa ka qenë duke marrë turnin e punës. Edhe gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur lëndë narkotike.
Dyshohet se lëndën narkotike ua jepte të burgosurve, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet!
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Erald Kasmi në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike.
Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.






















