Pas Kodhelit e Kumbaros “fluturon” edhe Bushati: 28 milionë për bileta avioni

634
Moda e ministrave për të udhëtuar jashtë shtetit nuk ka të sosur. Sipas një vëzhgimi të bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik vetëm Ministria e Mbrojtjes ka bërë para dy muajsh një prokurim me procedurë të hapur, me fondin limit 73,831,493 milionë lekë të reja pa TVSH, të shtrirë në muajt e mbetur të vitit 2016 e deri në vitin pasardhës. Por edhe Ministria e Kulturës nuk mbetet prapa nga kjo procedurë duke prokuruar 7 800 000 lekë me burim të financimit buxhetin e shtetit. Rasti më i freskët është ai i Ministrisë së Jashtme ku në buletinin e tretë për muajin qershor 2016 ka prokuruar jo pak, por rreth 28 milionë lekë pa TVSH.
Fragment nga njoftimi për prokurimin e Ministrisë së Jashtme
Procedura e prokurimit: Procedurë e hapur, marrëveshje kuadër me objekt “Blerje bileta udhëtimi të transportit ajror për nevojat e Ministrisë së Punëve të Jashtme”. Përshkrim i shkurtër i kontratës: Blerje bileta udhëtimi të transportit ajror për nevojat e Ministrisë së Punëve të Jashtme me afat lëvrimi nga momenti i lidhjes së marrëveshjes kuadër deri më 31.12.2016. Fondi limit: 27,439,130 (njëzet e shtatë milion e katërqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e tridhjetë) lekë pa TVSh. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit. Data e zhvillimit të procedurës së prokurimit: 03.05.2016. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara: Shoqëria “ARL&LO TRAVEL”. 2. Shoqëritë “Dorina Karaiskaj” dhe “Golden Travel SHPK”. 3. Shoqëria “GLOBAL TRAVEL AGENCY” dhe “ËORLD TRAVEL AGENCY”. 4. Shoqëria “MERIDIANA TRAVEL & TOUR”. 5. Shoqëria ODISEA TRAVEL AND TOURS”. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: Shoqëritë “Dorina Karaiskaj” dhe “Golden Travel SHPK”. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë shoqëritë: 1. “ARL&LO TRAVEL”, me NIPT L013611085A me ofertë ekonomike në vlerën 0.00001% (zero pikë zero zero zero zero zero një) marzhi i fitimit i shprehur në përqindje, pa TVSh; 2. “ODISEA TRAVEL AND TOURS” sh.p.k., me NIPT K31611085A, me ofertë ekonomike në vlerën 0,0000000001 % (zero presje zero zero zero zero zero zero zero zero zero një) marzhi i fitimit i shprehur në përqindje, pa TVSh se janë identifikuar si oferta të suksesshme. Rrjedhimisht, jeni të lutur t’i përgjigjeni kërkesës së Autoritetit Kontraktor për lidhjen e kontratës brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Njoftimi i Klasifikimit është bërë online nga sistemi në datë 08.06.2016.
Sigal