Pas gjysmëshekulli, shqiptarët e Malit të Zi rimarrin ullinjtë shekullorë të Valdanosit

213
Sigal

Zëvendëskryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se gjiri i Valdanosit i është kthyer qytetarëve të Ulqinit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviçi ka thënë se pas 45 vjetësh padrejtësia është korrigjuar.

“Faleminderit pafund të gjithëve për mbështetjen tuaj! Pas 45 vitesh padrejtësia u korrigjua!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Kuvendi i Mali të Zi e votoi propozimin e Ligjit mbi eliminimin e pasojave të shpronësimit në gjirin e Valdanosit, ku rreth 18 mijë rrënjë ullinj shekullor iu kthyen sërish shqiptarëve.