Shqiptari u mbyt me fije najloni/ Si u porosit vrasja nga tregëtarja e bizhuve

287
Sigal

Një italian 45 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është një nga të akuzuarit për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2013, por e zbuluar vetëm në vitin 2018.

Salvatore Tambe, akuzohet se e mbajti viktimën të palëvizur, ndërsa bashkëpunëtorët e tij e mbytën me një fije najloni.

Më pas ata e betonizuan shqiptarin në kollonat e një vile luksoze që ishte në rikonstruksion.

Vrasja u porosit nga një grua e pasur e zonës së Xhenoas, 64-vjeçarja, Carmelina Sciacchitano, një tregëtare bizhuterish gjenoveze, e grabitur dhe e braktisur nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie romantike.

Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes nga prokurori dhe karabinierët e Monzës, krimi ndodhi në një vilë në Monte Grappa, në Muggio, dhe më pas viktima u hodh në një pus nën një tavernë të Villa degli Occhi, vendbanim luksoz në Senago.