Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një 22 vjeçar raportohet se ka goditur me thikë një 18 vjeçar. Autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”. Adoleshent T. D., 18 vjeç, aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i ngjarjes E. T. 22 vjeç u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.