Vilma Nushi, një ndër oligarket më të mëdha të shëndetësisë, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e thirrjes në SPAK, Nushi është akuzuar për dy nga koncesionet më të bujshme të këtij sektori, Sterilizimi dhe Check-Up-i.
Pak ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan, gjithashtu i përfshirë në koncesionet miliona euroshe të shëndetësisë shqiptare.
JOQ ka hulumtuar prej vitesh në skandalet e sistemit të shëndetësisë por Vilma Nushi dhe Klod Allajbeu janë amnistuar si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, dhe kanë vijuar të qetë me vjedhjet e tyre.
Nushi, zotëruese e koncesionit korruptiv të Check Up-it, ka përfituar miliona euro nga taksat tona pa kryer asnjë prej shërbimeve të caktuara në kontratë. Me ndihmën e ‘pupetave’ në krye të Shëndetësisë, Nushi dhe i gjithë fisi i saj, përfitojnë në mënyrë abuzive tenderat më të fuqishëm dhe u ofrojnë shqiptarëve vetëm lodhje, stres, mundim dhe xhepa të zbrazur.