Parlamenti Europian: Mos diskriminoni shqiptarët, duke u prerë dritat

480
Qeveria ndërmori reformën në OSHEE, duke penalizuar çdo orvajtje për marrje të energjisë elektrike pa leje. Por, duke shkuar në ekstremin tjetër, qeveria penalizoi edhe mospagimin e borxheve që qytetarët kanë ndaj OSHEE, e akumuluar kjo në 24 vitet e fundit. Ekstremiteti i reformës të qeverisë “Rama” ( e cila duhet theksuar se nuk përfshihej fare në premtimet e programet elektorale të Rilindjes, por u zbatua si një axhentë politike e fshehtë nga populli) shkoi deri aty, sa këtë penalitet të mospagimit të borxheve ndaj OSHEE, e zbatoi horizontalisht, edhe për shtesat e familjeve dhe individëve që janë në nevojë, që nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, që janë të papunë. Madje, qeveria, shkeli edhe ligjet e Nëpunësit Civil, të Adminsitratës Publike, duke pushuar nga puna, pa asnjë motiv tjetër, cilido nëpunës që ishte debitor, qoftë edhe disa qindarka ndaj OSHEE. 
Direktiva e PE dhe KE për tregjet e brendshme të energjisë elektrike
Direktiva 2009/72/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës lidhur me rregullat e përbashkëta për tregjet e brendshme të energjisë elektrike, ku në nenin 7 të saj cilësohet se: “Shtetet anëtare duhet të ndërmarrin masa adekuate për të mbrojtur konsumatorët dhe të sigurojnë marrrjen e masave mbrojtëse për të mbrojtur konsumatorët e cenueshëm. Në këtë kontekst, çdo shtet anëtar do të përcaktojë konceptin e konsumatorëve të cenueshëm; i cili do t’i referohet varfërisë dhe midis të tjerëve duhet të ndalojë ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorë të tillë në raste kritike”. “, (Duke vijuar edhe me nenin 8 sipas të cilës: “Shtetet duhet të ndërmarrin msa adekuate sikundër janë formulimi i planeve kombëtare të veprimit për energjinë, që sjell përfitime në sistemin e sigurimit social dhe për të siguruar furnizimin e nevojshëm të energjisë për konsumatorët e cënueshëm për ofrimin e përkrahjes për përmirësimin e efiçiencës së energjisë….”). Pra qartazi Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës i bëjnë thirrje qeverisëshqiptare, që të mos diskriminojë shqiptarët duke u prerë energjinë elektrike, kur ata nuk kanë asnjë mundësi ekonomike të paguajnë dritat. 
Reagimi i Igli Totozanit, Avokatit të Popullit
Igli Totozani Avokati i Popullit, pavarësisht faktit se konsideron që reforma që po bëhet për pagesën e energjisë elektrike është e mirë, nuk pajtohet me disa nga mënyrat e zgjedhura. Në raportin vjetor të 2014 të Avokatit të Popullit, evidenton edhe problematikën e shkeljes të ligjeve nga qeveria, për shkak të zbatimit horizontal të reformës në OSHEE. Igli Totozani, Avokati i Popullit rekomandon që familjet në nevojë, pa të ardhura, apo me pak të ardhura vjetore të kenë mbrojtjen nga shteti, fillimisht, duke bërë faljen e detyrimeve të prapambetura, e më tej, duke i gjetur një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë”.
Rekomandime Këshillit të Ministrave, Ministrit Gjiknuri, ministrit Veliaj, ministrit Cani, OSHEE dhe ERE në 6 mars 2015 
-Nxjerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të papaguara për fëmijët në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike.
– Gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga një pjesë tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë dhe krijimin e alternativave lehtësuese mbi pagesën e saj. Mirëpo deri tani asnjë përgjigje nuk ka nga asnjë institucion. 
Qeveria greke fal 300 kvv familjeve në nevojë
Qeveria greke e Ciprës, zbaton një progam social për t’u ardhur në ndihmë individëve dhe familjeve që nuk kanë, ose kanë shumë pak të ardhura vjetore. Ky program I ndihmës sociale quhet “Mbështetim të gjithë që kanë nevojë, forcojmë shoqërinë”. Kështu, veç ndihmave të tjera ekonomike e sociale, qeveria greke e Ciprës, rilidh falas energjinë elektrike për familjet e individët, që nuk kanë mundësi të paguajnë borxhet e dritve. Qeveria greke u fal, gjithashtu, çdo muaj, familjeve me të ardhura që janë poshte minimumit të jetesës 300 kvv si edhe ka çmime më të diferencuara, më të pakta se çmimi normal, për shuma më të mëdha. Asnjë penalitet nuk ka për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike
Sigal