Parkingu i një pallati përfshihet nga flakët në Laprakë, evakuohen banorët

319
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një pallat pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në parkingun e një pallati. Po ashtu po evakuohen banorët e pallatit për të shmangur ndonjë fatkeqësi.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.