Prej dy javësh pa raste të reja, në Shqipëri janë 29 bashki ”Covid Free”

206
Sigal

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se rastet me Covid-19 po bëhen gjithmonë e më të pakta, dhe bashkitë si Mallakastra, Selenica, Divjaka, Himara, Vora, Mirdita apo Klosi prej dy javësh kanë regjistruar raste të reja.

”Kemi 29 bashki ku kemi 0 raste. Bashkitë më problematike janë Vau i Dejës, Librazhdi ku në to vazhdojmë të kemi numër të vogël, por kemi raste pozitive”. Incidenca e rasteve me Covid-19 ka rënë edhe këtë javë, por ka ende qarqe ku përhapja e Covid është më e madhe.

”Kemi një rënie të rasteve. Në javën e fundit, incidenca ka shkuar në 3.67 për 100 mijë banorë. Qarqet më problematike, ngelet, Gjirokastra, Tirana dhe Berati”. Ekspertët janë të bindur se moti i ngrohtë do favorizojë trendin rënës të infektimeve.