Ekzekutimi i boksierit me kallashnikov, si arritën autorët të futeshin në jetën e tij

189
Sigal

Edhe pse ishte liruar nga të gjitha çështjet ligjore, ai mbante armë, frekuentonte vetëm disa vende të caktuara dhe stërvitej në një palestër në periferi të qytetit.

Hetuesit në Greqi janë vënë në punë për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ekzekutimit të boksierit Tassos Berdesis me 14 plumba në Vari, konkretisht në rrugën Andrea Papandreou 22.

Dy vitet e fundit ai ishte zhvendosur në Athinë. Policia po skanon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të kuptuar lëvizjet e autorëve.

Dyshimet janë se ata ishin futur prej kohësh në jetën e boksierit duke mësuar me imtësi lëvizjet e tij.

Sipas grupit të hetimit ata e dinin se në orën 09:00 ai do të dilte nga klubi i boksit, duke i bërë pritën fatale.

Ata u afruan duke zënë ngushtë 39-vjeçarin dhe më pas zbrazën kallashnikovin.

Tassos Berdesis ishte bërë i njohur gjerësisht përmes pjesëmarrjes së tij në reality show Survival of Open, nga i cili, në fakt, ai kishte dalë si fitues , ndërsa në të kaluarën ai kishte një lidhje me Star Hellas 2008, Dionysia Koukiou .