Paradoksi, një agronom në krye të KESH-it

1263
Sigal


Paradoksi. Një agronom në krye në krye të KESH-it, vë në rresht profesorët e energjetikës shqiptare!

Shqipërisë i duhen që të ndërtojë me qindra burgje për “hajdutët e energjisë”, por problemi është se a është në gjendje qeveria e sotme për një gjë të tillë…

 Konstatimi dhe kërcënimi nuk zgjidh problemin, përkundrazi një zgjidhje më e mirë do të ishte që shteti të punojë ku taksat e popullit të shkojnë atje ku duhet, të ngrejë një politikë të shtetit social, ku të mbrojë njerëzit më me nevojë dhe jo të tundë gishtin e kërcënimit. Pak kohë më parë ministri i aktual i Energjetikës u shpreh se, sektori i energjisë në Shqipëri është më problematiku për ekonominë shqiptare, ndërsa sot Kryeministri shqiptar drejton gishtin se hajdutët do të përfundojnë në burg. Por sipas thënies së Kryeministrit, vendit i duhen që të ndërtojë me dhjetëra burgje në mbarë Shqipërinë, në një kohë që ky kërcënim nuk përbën një zgjidhje për popullin e tij të varfër. Është e lehtë të vësh gishtin për të gjetur hajdutin, por e vështirë për të ndërgjegjësuar popullin me barkun bosh, i cili përpiqet për të jetuar. Kryeministri mbajti një krahë, duke lënë në haresë krahun tjetër, pra popullin, të cilit i faturohen kilovatë më shumë se sa është në fakt. Kryeministri harron se masa më e madhe e shtresës së popullit jeton me të ardhurat që nuk mund të plotësojnë dot kushtet minimale të jetesës. Pensioni i një të moshuari mjafton vetëm për të paguar ujin apo energjinë elektrike të harxhuar, në një kohë që shumë qytetarë e paguajnë atë aforfe për shkak të mungesave të matësit të energjisë. Sigurimi i energjisë elektrike është kthyer në sfidë për shtetin tonë, por me një ndryshim se prodhimi i energjisë elektrike në vendin tonë është pasuri e popullit dhe i takon po këtij populli, pasi në ndërtimet e hidrocentraleve ishin bijtë e tij që dhanë jetën në themelet beton arme. Jemi një vend që e prodhojmë vetë me shpenzime minimale në krahasim me vendet e tjera të Europës, por edhe një vend që ja shet popullit kilovatorin popullit të tij më shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera. Një vit më parë Kryeministri bullgar dha dorëheqjen si rezultat i protestave të popullit të tij, i cili doli rrugëve si një kundërpërgjigje të rritjes së faturave të CEZ-it, duke deklaruar se nuk mund të vinte policinë përballë popullit.

 Që nga 1986 nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral

Mbas këtij viti nuk është ndërtuar asnjë hidrocentral dhe as nuk është investuar në këtë drejtim, përjashto deri diku vitin 2008 ku u bë një remont.  Përkundrazi, jemi i vetmi vend që e prodhojmë pa shpenzime duke patur parasysh vende të tjera, të cilët djegin lëndë djegëse për të riprodhuar energjinë. Prodhimi i 97% të energjisë nga burimet hidrike, e bën Shqipërinë një vend shumë të varur nga reshjet, në një kohë kur vendi fqinjë Greqia, 70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike e prodhon duke djegur lëndë djegëse.  Lidhur me prodhimin e energjisë fakti është që prej vitit 2008, në Bilancin e Energjisë të publikuar nga INSTAT, prodhimi nga Termocentralet është zero, ndërkohë që, në qershor të 2009-s filloi punën investimi prej 100 milionë eurosh në TEC-in e Vlorës.

Sipas INSTAT, humbjet totale përbëhen nga humbjet në sistemin e shpërndarjes, humbjet në sistemin e transmetimit dhe humbjet jo teknike, që i referohen energjisë elektrike të marrë nga rrjeti nëpërmjet lidhjeve ilegale. Nga viti në vit këto humbje janë në rënie, nga 41 për qind që ishte në 2002-n, ranë në 35 për qind për 2009-n dhe 32 për qind për 2010-n. Në vitet 2004- 2006 humbjet zinin 40-41 për qind, ndërsa më 2009-n, ranë në 32 për qind. Lidhur me TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 nuk kanë prodhuar energji elektrike. Ndryshimi politik në Shqipëri e gjeti vendin tonë me tetë hidrocentrale dhe katër termocentrale si dhe me institucionin përkatës të studimit, Institutin e Projektimi të Hidroenergjetikës në Tiranë. Por demokracia shqiptare rrafshoi gjithçka që kishte të bënte me studimin e ujërave të vendit tonë. Pa investuar, nuk mund të devijosh humbjet. Menaxhimi i energjisë nga kompanitë e ndryshme private tregon se deri më sot nuk është investuar për të devijuar humbjet apo marrjen e energjisë në rrugë të pa drejtë. Ende kabllot apo telat varen nëpër shtylla si më parë, duke mos pasur një plan të afërt për t’i futur nën tokë, pasi kompanitë nuk realizojnë investimet e duhura. Sikur të mos mjaftojë kjo, qeveria e sotme apo ato të shkuarat nuk morën ndonjë masë ndaj kompanive që bëjnë shpërndarjen për prerjet e njëpasnjëshme të energjisë, ku vendin kryesor vazhdojnë ta zënë humbjet në shpërndarje me 88.2%. Humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë 2012, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Humbjet gjithsej për gjashtëmujorin e parë 2012 janë 1,859 GVvh. Ato përbëjnë 48.9 për qind të sasisë së energjisë për përdorim. Humbjet në shpërndarje zënë 95.5 për qind të sasisë së energjisë së humbur në rrjet. Po mbi të gjitha përdorimi nga konsumatorët është ulur me 26.9 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2011. Me gjithë humbjet në rrjet, energjia e konsumuar nga sektori i familjes është ulur me 17.1 për qind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Ky sektor ka konsumuar 59.5 për qind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është ulur me 37.9 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me vitin 2011. Humbja vjen edhe si rezultat i shpërndarjes së energjisë me metodat e vjetra, me anën e shtyllave të linjës ajrore, duke mos menduar për një shpërndarje të kabllit nëntokësor, ku humbjet vjetore nuk do të na sillnin kosto me 150 milionë euro në vit. Nëse qeveria do të eliminojë humbjet në rrjetin e shpërndarjes le të fillojë nga puna për shtrirjen e kabllove nëntokësore, ashtu siç veprohet në vendet e tjera të Europës. Konstatimi dhe kërcënimi nga ana e qeverisë nuk zgjidhin problemin në këtë drejtim, përkundrazi…

NË KRYE TË KESH-it EMËROJNË NJË AGRONOM

Në krye të KESH-it është emëruar agronomi Agron Hetoja, thua se u zhdukën nga vendi emrat e njohur dhe specialistët e kësaj fushe. Qëllimi i KESH sh.a  është shfrytëzimi  optimal i të gjithë kapaciteteve gjeneruese, duke garantuar harmonizimin e të gjitha aspekteve që lidhen me cilësinë e shërbimit të mallit energji elektrike si dhe koston e saj. Gjithashtu, roli i kësaj kompanie është sigurimi dhe garantimi energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët. Me reformat e fundit në këtë sektor në krye të saj është emëruar Agron Hetoja,  si administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të KESH sh.a. Të flasësh për energjinë, duhet në radhë të parë, të kesh studiuar dhe punuar, duhet një përkushtim duke vënë në ballë të punës njerëz me vlera dhe jo emërime nepotike dhe politike. Koha ka treguar se, qeveritë janë kalimtare dhe fatura i faturohet popullit…

PARADOKSI I NJË EMËRIMI

 Një agronom në krye të Elektrikut, një institucioni nga më problematikët në vend, e që këto dit ka ‘alarmuar’ dhe qeverinë, më tepër se sa paradoks është një skandal. Përtej këtij skandali, kur bëhet fjalë për breza shkencëtarësh e inxhinierësh elektrik që kanë lënë gjurmë në veprat madhore të vendit tonë e në Europë, të vihen në ‘rresht’ nga një agronom, nuk di se çfarë emër ti vendosësh. Janë shkencëtarë të si profesorët Fahrudin Hoxha, Radovicka e kolegë, dhjetëra inxhinierë të talentuar që ngritën diga e hidrocentrale nga më të mëdhenjtë e kohës, nga të cilët furnizohemi dhe sot, që do ndjeheshin në siklet përballë këtij skandali. Po për makutërinë qeveritare, për emërtesat që kanë si objekt vetëm përfitimin, dhe një agronom mund ta drejtoj këtë kompani të madhe!?

 SKANDALE NË EMËRIME

Janë me dhjetëra raste të skandaleve në emërime që janë denoncua në media gjatë qeverisjes një vjeçare të së Majtës, ku në institucione të ndryshme, vihen njerëz jashtë profesionit. Ndër ‘to mund të përmendim:

-Një inxhinier elektrik Qendrës Shëndetësore.

-Një mësues drejton spitali.

-Një agronom drejton kompaninë elektrike

-Një mësues drejton Inspektoratin Ndërtimor.

-Një infermiere drejton spitalin.

-Një mësues matematike jep letërsi.

-Një oficer vendoset drejtor në CEZ

-Një me arsim të mesëm vendoset drejtor Rrugësh

Shpëtim Zinxheria