Petrit Vasili: Pas 10 vite qeverisje, Rama asgjëson dhe falimenton Bashkitë

64
Sigal

Deputeti Petrit Vasili akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se në dhjetë vite qeverisje ka asgjësuar dhe falimentuar Bashkitë.

“Asgjësimi dhe falimentimi i Bashkive, te cilat tani i rremben dhe i fut ne grusht Edi Rama dhe qeveria pas dhjete vjete qeverisje eshte nje veprim shume i rende mafioz”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Vasilit, “ne vend qe Bashkite te merrnin gjithnje e me shume kompetenca per tu ofruar qytetareve sherbimet sa me afer dhe sa me shpejt vendbanimit, ndodhi e kunderta ato praktikisht asgjesohen perfundimisht si Pushtet Lokal”.

Petrit Vasili i referohet shkrimit të Gazeta Panorama, e cila në botimin e datës 9 Gusht ka zbuluar udhëzimin mbi bazën e të cilit Qeveria do marrë kompetencat e 61 Bashkive në vend.

Postimi i plotë

SKANDALI! Rama ne dhjete vjet qeveri, asgjesoi dhe falimentoi Bashkite!

Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje përfundimisht i falimentoi edhe financiarisht Bashkitë që drejtohen nga vete Kryetaret e rilindjes.

Bashkitë e rrëmbyera nga Edi Rama u vodhen dhe plackiten nga korrupsioni dhe tani jane zhytur ne borxhe qe jane pasoje e vjedhjes pa fre te Qeverise ne çdo drejtim.

Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje i shnderroi Bashkite ne Bordero, qe vetem paguajne Patronazhiste dhe nuk ofrojne asnje sherbim.

Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje u rrembeu edhe Ujesjellsat Bashkive.

Asgjësimi dhe falimentimi i Bashkive, te cilat tani i rremben dhe i fut ne grusht Edi Rama dhe qeveria pas dhjete vjete qeverisje eshte nje veprim shume i rende mafioz.

Pas dhjete vjet qeverisje te Edi Rames ne vend qe Bashkite te merrnin gjithnje e me shume kompetenca per tu ofruar qytetareve sherbimet sa me afer dhe sa me shpejt vendbanimit, ndodhi e kunderta ato praktikisht asgjesohen perfundimisht si Pushtet Lokal.

Çdo dite ne keto dhjete vjet te Edi Rames eshte nje deshtim, nje hall me shume per njetezit e thjeshte dhe nje dite fitimesh dhe vjedhjesh per qeverine, oligarkine, trafikantet dhe mafiozet.