Panariti: Skadenca e maskave ka të bëjë me sterilitetin, mund të përdoren pa asnjë problem

398
Sigal

Edmond Panariti, ish-ministri i LSI është shprehur se qeveria duhet të tregohet transparente ndaj opinionit publik referuar çështjes së maskave të skaduara.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Panariti tha se skadenca e maskave ka të bëjë me sterilitetin dhe përdorimin e tyre në sallat e operacioneve, por mund të përdoren pa asnjë problem.

Ish-ministri Panariti deklaroi: “Maska nuk ka as në Amerikë. Duhet të jemi transparentë ndaj opinionit publik. Dhe të thonin se jemi të detyruar që të pranonim këto maska, pasi ka mungesa, pavarësisht se kanë skaduar. Skadenca e tyre ka të bëjë me sterilitetin, ato nuk mund të përdoren në sallën e operacionit. Mund të përdoren pa asnjë problem në praktikë, e ndaj këtë s’mund ta thotë politikanët, por specialisti. Dhe çfarë mesazhi përcillet te mjekët; që po tallen me ne! Duhet transparencë, jo t’i vendosësh shiritin atje. Në mungesë të maskave, më mirë me maska se sa pa maska”- theksoi ish-ministri.