Panairi Ndërkombëtar i Tiranës/ YOU Key, aplikacioni i sigurisë së të dhënave

174
Sigal

“YOU Key përfaqëson jo vetëm një aplikacion, është një siguri jo vetëm individuale, por edhe një siguri institucionale, pra është gjithpërfshirëse”, fillon intervistën e tij Florian Toma, CEO i ALOSYS Communications. Gjatë prezatimit të aplikacionit, në qendrën multimedia të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, dy ideatorët e aplikacionit, Eugenio Pignatelli dhe Florian Toma, vunë theksin tek siguria e të dhënave të identitetit të personave, privatësisë së tij, e dokumentave institucionale, dhe ajo që është më kryesorja ruajtja e marrëdhënies midis individit, shoqërisë në të cilën ai jeton dhe institucioneve që e përfaqësojnë. “Duke pasur të gjitha këto hapësira, ne kemi gjetur këtë zgjidhje që është unik, pasi nuk lë asnjë lloj gjurme, ose hapësirë për të qenë i hakeruar, ose mundësisë për të qenë e lexueshme nga një palë e tretë, e cila nuk është palë përfshirëse midis indivit dhe dikujt tjetër”, thotë Florian Toma, CEO i ALOSYS Communications. Duke shtuar se me këto cilësi unike, pa nevojën e serverave, ky aplikacion është prezantuar në Konferencën Western Ballkan në Beograd, në Shqipëri, me rastin e 25-vjetorit të marrëdhënies dhe vendosjes së zyrës së OSBE në Shqipëri.

“Këtë aplikacion e kam ideuar, në përshtatje të problematikave që ne kemi pasur në proceset zgjedhore. Duke qenë se Shqipëria ka qenë gjithmonë e atakuar sa i përket procesit zgjedhor, së bashku me kolegun tim Eugenio, i cili e ka vënë në jetë idenë time dhe ka dhënë këtë rezultat kaq unik, kemi arritur të japim një përkufizim final të idesë sonë, për sa i takon mbrojtjes së të dhënave private. Jam referuar gjithmonë procesit të votimit, dhe një nga momentet kryesore është se bota në vetvete ka tre vlera kryesore, liria, e drejta personale, dhe privatësia. Mbi këto parime bazë kemi ndërtuar këtë plan, i cili sot quhet YOU Key”.

Ky aplikacion është një lloj pavarësie përtej limitive, sepse njerëzit që e posedojnë kërkohet ta mirëpërdorin, sepse në rast keqpërdorimi, duke pasur një mundësi zero që të jetë e hakeruar ose në rast magazinimi për arsye më të ndryshme, i jep individit një pushtet unik. Është një aplikacion që mund të përshtatet, sipas kërkesave të palëve të interesuara. Ka gjetur zbatim në Itali, dhe vende të tjera Europiane, tek disa kompani multinacionale që e përdorin si ofrim shërbimi, duke ruajtur të drejtën e autorit.