“Ne jemi besnik ndaj konsumatorit, kjo është trashëgimia dhe mesazhi që ne duam të përcjellim në tregun shqiptar”
Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group” janë përfaqësuar kompani shumë të njohura në tregun europian, të gatshme për të ndarë me klientët pajisje të reja dhe zgjidhje praktike e innovative, të zbatueshme në sektorë të ndryshëm. Një nga këto sipërmarrje është Miele, të cilët marrin pjesë prej vitesh tashmë në panair. E krijuar që nga viti 1899, kompania familjare ka krijuar një filozofi të qartë të korporatës, “Gjithmonë cilësi”, që në themel të saj ka jo vetëm cilësinë, qëndrueshmërinë, por edhe fuqinë e inovacionit të markës “Made in Germany”. Përfaqësues i Miele Professional, ka sjellë për sektorin B2B, për të gjithë investitorët, produktet e reja, duke përcjellë strategjinë afatgjatë, të cilësisë gjermane dhe sigurinë në investime. “Konkretisht modelet që ne prezantojmë sot janë versionet e vitit 2022, si makina e larjes profesionale 14 kg, tharëse profesionale 18 kg dhe hekuri profesional, i cili bën të mundur që rrobat të jenë siç janë blerë ditën e parë. Kanë avantazhet e tyre përsa i përket konfigurimit dhe karakteristikave të ndryshme. Modelet e reja kanë avantazhin kryesor, që mund të lidhen me telefon, ku çdo njeri mund të kontrollojë nga telefoni i tij gjendjen e rrobave dhe të pajisjes. Por ajo që është më kryesorja është sistemi WetCare, e cila vjen në mbrojtje të konsumatorit, pasi pjesa më e madhe e rrobave prej kashmiri, angore, palltot e lëkurës, fustane nusërie, dhe çdo gjë tjetër mbrohen nga Miele”,- tha Klaus Kule, menaxher shitje. Duke vazhduar se konsumatori pas çdo blerje kërkon të jetë i sigurt, dhe kjo është e mundur duke u qasur direkt me produktet e ofruara. “Ne kemi një histori të gjatë në treg prej 123 vite, dhe dihet që kompania jonë është besnike ndaj konsumatorit dhe vazhdimësisë së imazhit të saj. Duke u shprehur entuziast për vizionin e shtrirjes në rajon, distributori kryesor i Mieles në Shqipëri, njofton për hapjen e dyqanit të ri në Astir në sektorin B2B, me markën e re të Nilfisk, dhe dëshirën që të zhvillohet edhe në tregje të tjera.