Situata me Covid-19, Greqia merr vendimin për doganën në Kapshticë

257
Sigal

Autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë për në 7 janar vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Më datën 20 nëntor, pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që më 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash. Për shkak të festave të fundvitit, pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.