Pamje të dhimbshme nga Qytet Studenti, godinat lirohen për afganët

313
Sigal

Ditën e djeshme u tha se në 7 godina në Qytet Studenti, sot do të akomodohet grupi i parë i afganëve. Kujtojmë se lajmi në fjalë u bë me dije nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pak studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti.

Por, çfarë po ndodh në realitet? Kjo mund të jetë pyetja gjithë kërshëri e secilit prej nesh. Në fakt afganët nuk kanë mbërritur ende megjithëse priten nga minuta në minutë, por ajo që mund të “shërbejë si përgjigje”janë këto imazhe . Studentët po dëbohen nga dhomat e tyre, ndërsa në rrugë qarkullojnë makina policie.