Po digjnin mbetjet bujqësore, fermerëve në Berat u del situata nga kontrolli

168
Sigal

Dy hektarë shkurre dhe pemë frutore janë shkrumbuar në Uzinën e Starovës në Berat pasi një zjarr i vënë nga fermerët ka dalë jashtë kontrollit. Mësohet se zjarri është vënë për të djegur barishtet dhe mbetjet frutore, por më pas është favorizuar nga era dhe ka dalë jashtë kontrollit.

Pas disa minutash vatra është vënë nën kontroll ndërsa nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin incidente të tilla.