“Duam pagën e luftës”, punonjësit e fasonerisë protestë në Kuçovë

275
Sigal

Punonjësit e një ndërmarrjeje fasonerie në Kuçovë kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për pagën e luftës.

“Duam pagat e luftës ashtu siç premtuan”, thanë protestuesit.

Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar këtij institucioni për të kërkuar arsyen përse ata nuk kanë marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në datën 9 prill