Pakti për ripopullimin e Shqipërisë me të huaj

114
Sigal

Zbardhen manovrat/ Qeveria bënë gati ndryshime në ligj: Kush lindë fëmijë në Shqipëri, pavarsisht se janë aziatik apo afrikan do marrin  nënshtetësin dhe do pajisen me pasaportë. Vendi rrezikon të kthehet në një tunel për shtetasit e huaj drejt BE-së, të cilët nuk kanë akses për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen. Pas shpopullimit nga të rinjtë shqiptarë, qeveria  rrezikon të na sjellë sërish “izolimin”, duke rivendosur regjimin e vizave

Por kjo nisëm mund të jetë tepër e rrezikshme për vendin tonë, kjo pasi Shqipëria do të kthehej në një portë drejt BE-së për shumë popuj në lindje, të cilët nuk kanë akses për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen. Në përpjekje për të populluar vendin, qeveria shqiptare rrezikon të sjellë sërish “izolimin” e tij, duke rivendosur regjimin e vizave.

 Gjuha Shqipe nuk do të jetë më kusht për të huajt, që duan të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare, në rast se ata kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.

Kjo është mesa duket manovra më e re e qeverisë shqiptare për të ripopulluar vendin tonë, i cili po përballet me një largim masiv të të rinjve, të cilët nuk shohin një të ardhme të sigurtë në vendlindje.

Qeveria ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku parashikon heqjen e disa kritereve në përfitimin e saj. Hapi i parë është e drejta e fëmijës së lindur në Shqipëri që të përfitojë shtetësinë pa pritur moshën madhore.

“Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve”,- thuhet ne propozimin e qeverisë.

Pasi fëmija ka marrë shtetësinë shqiptare falë kësaj procedure të thjeshtuar, projektligji i propozuar nga Qeveria parashikon edhe për prindërit e tij mundësinë që të përfitojnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Nevoja për të ditur gjuhën shqipe nuk duket të jetë më kriter, mjafton qëndrimi për tre vite në mënyrë të rregullt brenda vendit.

Por kjo nisëm mund të jetë tepër e rrezikshme për vendin tonë, kjo pasi Shqipëria do të kthehej në një portë drejtë BE-së për shumë popuj në lindje, të cilët nuk kanë akses për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen.

Kjo do të sillte një numër të madh emigrantësh të cilët do të tentojnë të vijnë në Shqipëri për të marrë një pasaportë si e jona, e cila ju siguron atyre lëvizje të lirë në Evropë. Fluksi i madh i tyre mund të bëhet problem për Evropë dhe rrjedhimisht ky problem mund të sjellë kufizimin e lëvizjes së lirë për Shqiptarët. Në përpjekje për të populluar vendin, qeveria shqiptare rrezikon të sjellë sërish “izolimin” e tij, duke rivendosur regjimin e vizave.