Kurorëzimi i Mbretit Charles/ Presidenti Begaj i ftuar në ceremoni, takime me krerë shtetesh. Ambasadori britanik : Begaj do i bashkohet liderëve historikë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të zhvillohen, më 5 dhe 6 maj 2023.

Më 5 maj, kreu i shtetit Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

NOA

Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.

Ambasadori britanik: I lumtur që Begaj do i bashkohet liderëve historikë  gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles.

Presidenti Bajram Begaj do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ambasadori britanik, Alastair King Smith ka zhvilluar takim në presidencë me Bajram Begajn për t’i thënë se është i lumtur që nuk do të mungojë në këtë ngjarje historike për Britaninë.

“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Twitter.

Më 6 maj do të bëhet kurorëzimi i mbretit Charles, dhe mbretëreshës Camilla në Westminster Abbey, ku do të jenë rreth 2000 të ftuar. Të ftuarit e ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles, pritet të pasqyrojnë një Britani moderne dhe multikulturore. Ftesat tashmë janë dërguar dhe përgatitjet e ceremonisë kanë nisur.

Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Princi Harry, që do të udhëtojë nga Kalifornia, por siç dihet tashmë pa bashkëshorten e tij, Dukeshën e Sussex Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Ndërkohë, edhe Dukesha e Jorkut do të humbasë kurorëzimin, por pritet të përfshihet në një festë private të familjes mbretërore pas ceremonisë. Në kurorëzimin e Mbretit do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të familjeve mbretërore të huaja.