OSHEE në gatishmëri: Normalizohet situata me dritat

471
Sigal

·        
Pas reshjeve, nis
dëbora në disa zona, megjithatë kemi një përmirësim

me 63% të
defekteve në fidra në raport e orët e natës

 

·        
100% e fidrave me
probleme, në zonat rurale dhe thella malore

 

·        
Gjatë natës kishim
26 fidra me defekte, ndërsa në orës

e drekës
kemi 9 fidra

 

 

Përkeqësimi i motit në
disa zona, shoqëruar me uljen e temperaturave, ka rivendosur gatishmërinë në
Drejtorinë Qendrore të OSHEE, duke zbatuar planin e masave organizative dhe
teknike.

 

 

Pothuajse në të gjithë
vendin janë angazhuar rreth 1800 punonjës, të pozicionuar në pikat dhe nyejt
kyçe dhe kritike, për çdo avari të mundshme.

 

 

Gjatë natës, situata është
përkeqësuar në disa zona të vendit, ku probleme janë shfaqur në rajonet Burrel,
Shkodër dhe Fier, kryesisht në zonat rurale dhe të thella malore. Nga 26 fidra
të me defekte, raportuar në orën 06.00, afro 90% i takojnë zonave të thella, ku
distanca e linjave nga N/stacioneve është me dhjetëra kilometra, duke mbartur
kështu riskun e dëmtimit dhe kohën e zgjidhjes së avarisë.

 

 

 

Megjithatë, nga
raportimet e deritanishme, të orës 13.30, falë masave të mara, me bazë
materiale në dispozicion dhe grupe të vendosura në gatishmëri, numri i fidrave është
reduktuar në 9, ose një përmirësim i gjendjes së furnizimit me drita, në masën
64%
. Pothuajse, 100% e fidrave të dëmtuar janë në zonat rurale dhe të
thella malore.

 

Konkretisht, në zonat e
Shkodrës dhe Burrelit, për shkak të erës së forte, OSHEE është detyruar të
stakojë fidrat për masë sigurie. Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin
e defekteve të shkaktuara në degëzimet e linjave ajrore të zonava rurale
Burrel, Shkodër, Lezhë (Zejmen) Kukës dhe Librazhd.

 

Vlen për tu theksuar
fakti se:

·        
Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet te pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë
të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë

·        
Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skemë normale
furnizimi me energji

·        
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë

 

 

 

 

Aktualisht, zonat që kanë
mungesë të energjisë elektrike, janë:

 

·        
Rajoni Durrës: Halil në Fushë-Krujë

·        
Rajoni Elbasan: Orenje dhe Lunik në Librazhd

·        
Rajoni Korçës: Trebinjë në Pogradec

·        
Rajoni Burrel: Fushë Gjorm,Gorre dhe Kurbnesh

·        
Rajoni Kukës: Bujan dhe Markaj

·        
Rajoni Shkodër: Rrethinat në Shkoder, Lezha dhe Ishull Shëngjin