Sigal

Stevo Pendarovski do të jetë Presidenti i Ri i Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në vendin fqinj, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar kandidatin fitues maqedonas Pendarovskin.

Në një reagim të tij, Presidenti Meta është shprehur, Besimplotë për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

“Shumë urime Stevo Pendarovskit për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti!”- tha Presidenti në postimin e tij.