Mbyllen votimet në Maqedoni, në pritje të rezultateve

288

Përfundon procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku është arritur censusi prej 44,5 %.

Të dhënat kanë të bëjnë me orën 18.30, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Ai theksoi se me këtë është arritur censusi dhe se zgjedhjet janë të suksesshme.

Derkovski tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi të vogla.