Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

135
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjelli kthjellime dhe kalime vranësirash. POR herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë reshje të pakta dëbore zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Brigjet e Egjeut do të vijojnë të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve. Gjithashtu Europa Perëndimore dhe Angila do të jenë në dominimin e reshjeve të shiut. Ndërsa me në Europën Lindore rrikthehen reshjet e Dëorës. POR pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në Europën Veriore dhe kryesisht në Jug të kontinentit, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

Kosova do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, POR do të jetë me temperatura shumë të ulëta. KU pritet të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat nuk do të sjellin reshje.

MV do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave për gjatë gjithë 24_orëshit. Por pritet të ketë dhe ktthjellime të pakta të cilat nuk do të sjellin mundësi për reshje në territor.