Artikulli i BBC: Shqipëria prodhuesi më i madh i drogës në Europë. Ja kur do transmetohet reportazhi me fakte

508
Sigal

BBC ka
paralajmëruar një reportazh për Shqipërisë. Në faqen online të BBC duke dhënë
një rezyme të artikullit shkruhet se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i
kanabisit në Evropë. Sipas BBC ‘ari i gjelbër’ trafikohet jashtë vendit dhe
shumë fshatra mbahen me paratë nga kjo tregti.

“Shqipëria është bërë prodhuesi më
i madh në Evropë i kanabisit që rritet në fusha të hapura. Kjo industri e
paligjshme, e cila mbikëqyret nga grupe kriminale, nisi nga fundi i viteve 1990
dhe është përhapur gjithandej në këtë vend të vogël të Ballkanit. Pjesa më e
madhe e “arit të gjelbër” trafikohet jashtë vendit, dhe fshatra të tërë mbahen
me paratë që nxirren nga tregtimi.

Qeveria shqiptare po përpiqet të ndalojë këtë industri, duke asgjësuar miliona
bimë dhe duke sekuestruar sasi të mëdha që janë tharë dhe përgatiten për
tregtim në zona të fshehta. Me producenten Albana Kasapi, gazetarja Linda
Pressly heton bumin e kanabisit të Shqipërisë”, shkruan BBC

Reportazhi pritet të transmetohet
të enjten më 1 dhjetor në Radio 4, ora 11:00 dhe në 5 dhjetor ora 20:30.