Unioni i Komunave Shqiptare, reagon Vuçiç: Përrallë fëmijësh!

582
Sigal

Lojë për
fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë,
Aleksandar Vuçiç, Unionin (mediat e Beogradit e fusin këtë në thonjëza – sqarim
i redaksisë) e Komunave Shqiptare, që u formua të hënën, në Ditën e Flamurit
Shqiptar, midis Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit e Preshevës, e citon
agjencia serbe e lajmeve Mondo, transmeton Koha.net.

“Çfarë komunash shqiptare, këto
janë lojëra për fëmijë të vegjël, u shkon mendja se janë shumë të rrezikshëm…
Kjo është përrallë për votuesit e tyre. Dhe çfarë bën kjo farë Omnia? Stampon
flamuj dhe lapsa kimikë” shprehet kryeministri serb Vuçiq, duke iu përgjigjur
pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët me liderin e Demokracisë së
Re greke, Kiriakos Micotakis.

“… Kur s’keni çfarë t’i ofroni
popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojmë përralla
fëmijësh… Ndërsa unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? Mos e
kanë shkëputur një pjesë të Serbisë? Nuk do të thosha. Dhe del le të argëtohen
fëmijët, nëse e kanë më lehtë… Nuk jam mërzitur shumë”, ka shtuar Vuçiç.

Por, sipas tij, në aspektin
psikologjik kjo pjesërisht mund të jetë e rrezikshme, sepse disa njerëzve mund
t’u duket se kanë bërë diçka të madhe, e në anën tjetër kjo gjithsesi nuk u
kontribuon marrëdhënieve më të mira në Ballkanin Perëndimor