OSHEE ka kallëzuar penalisht një firmë e cila gjatë punimeve në zonën e ish-Bllokut ka dëmtuar kabllat elektrike duke sjellë probleme me energjinë elektrike.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat OSHEE sqaron se janë marrë të gjitha masat për vënien para ligjit të firmës.
“Nga ana tjetër, në terren ndodhen grupet e punës të cilat po punojnë intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek abonentët e prekur nga ky incident. Aktualisht janë jashtë pune 3 kabina elekrike që furnizojnë zonën pranë kinema “Agimi””, thuhet në njoftimin e OSHEE.