“Kryqi kalorsiak”, Presidenti polak dekoron kreun e KLSH-së

551
Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda dekoroi me Urdhrin “Kryqi kalorsiak i urdhërit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”, kryetarin e Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj.

Ceremonia u zhvillua sot në datën 19 prill 2017 në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK).

Në ceremonine e dekorimit moren pjesë Ministri i Shtetit, pranë Presidentit z. Andrzej Dera, zv/Ministri i Punëve të Jashtme, zj.Renata Szczech, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, zv/Presidenti i NIK, z.Wojciech Kutyla, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, zj.Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-t polak, përfaqësues të KLSH.

Dekorata akorduar nga Presidenti i Republikës, Andrzej Duda iu dorëzua Leskaj nga Ministri i Shtetit pranë Presidentit Andrzej Dera.
Sigal