Organizuan dasma në restorant, gjobiten me 3 mln lekë administratorët në Tiranë

403
Sigal

Dy pronarë restorantesh në Tiranë u ndëshkuan me 3 mln lekë gjobë secili për organizimin e dasmave në kundërshtim me aktin normativ.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë” – njofton policia

Policia u ka vendosur administratorëve me iniciale S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.