E rëndë në Itali/ Shqiptari vdes në pishinë

289
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ravena, Itali. Siç shkruajnë mediat vendase, një shqiptar 40 vjeç ka humbur jetën pasi është hedhur për tu larë në pishinën e hotelit ku po pushonte bashkë me familjen.

Nga të dhënat e para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së jdehsme në hotelin ‘Lido di Savio’ në Ravena.

Ai së bashke me familjarët dhe miqtë kishin shkuar për pushime. Gjatë darkës ata ishin duke festuar pranë pishinës.

Rreth orës 23:00, 40-vjeçari është hedhur në pishinë për tu larë, por duket se këto ishin çastet fatale.

Familjarët dhe miqtë i kanë shkuar në ndihmë menjëherë sapo e kanë parë që ai nuk po lëvizte, por fatkeqësisht ai nuk ka dalë më i gjallë nga pishina.

Është njoftuar ambulanca dhe policia, që kanë nisur hetimet.

Nga të dhënat e para dyshohet se ai gjatë hedhjes ka thyer qafën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.