Adoleshentët që Tik Tok bëri milionerë, kryeson kjo 19-vjeçare

85

Addison Rae Easterling ësht 19-vjeçarja që fitoi $5 milionë, vetëm gjatë vitit të kaluar. Ajo u bë e famshme në TikTok me videot e saj të kërcimit dhe sot numëron 54.7 milionë ndjekës. ”Tik Tok më çoi këtu ku jam”. Një vit më parë, Addison Rae sapo ishte vendosur në universitet, ku do të studionte për gazetari dhe ndërkohë bënte koreografi të ndryshme në TikTok. Ajo arriti 1 milionë ndjekës deri në tetor.

“Emri im thërritej teksa shkoja për në mësim dhe kjo ishte shumë e çuditshme”, kujton ajo për momentet në shkollë. Adoleshentë më të rinj se ajo në shkollë kërkonin të bënin foto me të.

Në fillim, ajo mori një marrëveshje tipike për postime të sponsorizuara nga marka si Rebook, apo kompania e orave, Daniel Wellington. Gjithsej, këto dy flukse të ardhurash përbënin dy të tretat e fitimeve të saj. Në korrik, ajo u bë zëdhënsja kryesore globale për American Eagle, një rol që do ta gjejë atë në reklama dixhitale dhe tradicionale, në TV dhe në posterat e veshjeve për adoleshentë.

Në të njëjtin muaj, ajo filloi të organizojë një podcast të përjavshëm me nënën e saj, Sheri Nicole, të quajtur “Mama knows Best”. “Ne duam të thyejmë pengesat dhe të bisedojmë për gjëra që shumica e fëmijëve nuk do të ndiheshin rehat t’i pëmendnin përpara prindërve. Linja e saj e makeup-it, Article Beauty, hedh produktet e saj të para në internet javën e ardhshme.