Operacioni, 400 forca të policisë rrethojnë Lazaratin

530
Më shumë se 400 forca të policisë lokale, RENEA-s dhe FNSH-së kanë rrethuar Lazaratin.
Burime të policisë thonë se këto forca janë pozicionuar dhe po mbajnë në vëzhgim çdo lëvizje në fshat.
Në pikat hyrëse dhe dalëse të Lazaratit ndërkohë janë ngritur postoblloqet e policisë.
Kjo e fundit raportohet se tashmë ka lokalizuar personat që kryen sulmin ndaj forcave të RENEA-s, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Sigal