KQZ: inspektorë për zhbllokimin e numërimit në Malësinë e Madhe

486
KQZ mori në shqyrtim kërkesën e KZAZ nr 1 në Malësinë e Madhe që 24 kutitë të numërohen në këtë institucion pas bllokimit të procesi për shkak të incidentit të mbrëmshëm ku një simpatizant i PS ka goditur kryetarin PD së Malësisë së Madhe jashtë ambienteve ku vazhdontë numërimi.
Genc Gjonçaj: Kjo është një KZAZ që maxhorancën e ka PD.
Ivi Kaso: Situata e ndërprerjes ka ardhur si pasojë e një konflikti të krijuar dhe nuk ka qenë vullnei i subjektit për ta braktisur. Nga ana jonë po bëhen përpjekjet që të qetësohet sa më shpejt dhe të vijojë numërimi.
Genc Gjoncaj: Të urdhërojnë ata vazhdojnë ata numërimin dhe nëse nuk anëtarë të grupeve të numërimit të vazhdojnë me një krah dhe jo të mebtemi peng ne.
KQZ vendosi që numërimi të vazhdojë në KZAZ e Malësisë së Mdhe dhe konfirmojnë dërgimin e dy përfaqësuesve të saj për monitorimin e procesit.
Denar Biba: Nuk mund të lejojmë që KQZ të mbytej me kuti këtu si në 2011. Ata zotërinjtë aty ta dijnë që detyrën ta kryejnë ata dhe askush tjetër nuk do të vendoset në vendin e tyre.
Lefterie Luzi: Të dërojmë inspektorët tanë këtu, të nisen menjëherë drejt në KZAZ nr. 1 dhe të na bëjnë me dije dhe ne të marrim vendimin.
Në mbledhjen e KQZ u publikuan edhe përfundimet e bordit të monitorimit të medias për fushatën elektorale qe konfirmoi se 90% e mediave në vend kanë respektuar kodin zgjedhor per gjithe elementet e mbulimit te fushates zgjedhore. Me gjobe u ndeshkua vetem nje television lokal me një vlerë prej 3.5 mln lekë të reja.
Sigal