Bie në dashuri me shqiptarin, tenton ta fusë ilegalisht në Britani

592
BRITANI – Një punonjëse sigurie në qendrën kryesore të emigrantëve në Britaninë e Madhe është përpjekur të fusë ilegalisht të dashurin e saj në vend duke e fshehur në makinë. Oficerja Kelly Henderson, 39 vjeçe, nisi një lidhje me Fatos Demirnelin gjatë ndalimit të tij në qendrën e emigrantëve të kapur ilegalisht në Perëndim të Londrës. Pasi shqiptari me ‘pamje të bukur’ u dëbua nga Britania, 39-vjeçarja e cilë është nënë e një fëmije, u përpoq ta rikthente nga Franca në Britani.
Në gusht të vitit të kaluar, ajo udhëtoi në tunelin që lidh dy vendet duke u përpjekur që të rikthente Demirnelin në Britani të fshehur në bagazhin e makinës së saj Nissan Micra. Por, zyrtarët e emigracionit në tunel e zbuluan një gjë të tillë.
39-vjeçarja i ka shpëtuar dënimit pasi gjyqtari e vlerësoi si “budallallëk” veprimin e saj, por “të kuptueshëm”. Henderson ka shprehur keqardhje për veprimin e saj për të future ilegalisht në Britani të dashurin e saj, port ha se ajo ende e do atë dhe shpreson që të herë ai të rikthehet legalisht në Britani.
“Fatosin e takova në qendrën e shoqërimit të emigrantëve. Ai më buzëqeshte dhe më fliste. Më dha numrin e tij dhe gabimi im ishte se i dërgova SMS, që vetëm kjo mund të më kushtonte punën. Pasi folëm për tre apo katër jave, ai më pas u dëbua në Francë. Ai tha se mund të rikthehej në Britani për mua. Shkova për ta takuar, por nuk mund t’i them mirupafshim kështu që e futa në pjesën e pasmes të makinës”, tregon ajo.
39-vjeçari shqiptar ashtu si britanikja ka një fëmijë në Shqipëri (një djalë gjashtë vjeç). Demirneli emigroi në Britani pasi prindërit e tij vdiqën dhe vëllai i tij u qëlluar për vdekje nga një bandë. Pasi u kap në makinën e britanikes, ai është dëbuar për në Shqipëri. Ajo tregon se shqiptari ka aplikuar për vizë. 
“E dua ende, ne vazhdojmë të komunikojmë por nuk do të jemi bashkë deri sa ai të rikthehet këtu”, shprehet 39-vjeçarja. Në fund Kelly Henderson mori një dënim 18 muaj liri me kusht dhe 250 orë punë të papaguar në komunitet si dhe i është konfiskuar makina. 
Sigal